KANDI Verifikuar Aktive Truall · në shitje
toke
Livoq, Gjilan · referenca KD-1056
Çmimi€140.000
Sipërfaqja35 ari
Përshkrimi
PALËT KONTRAKTUESE
1. AGJENCIA:
KANDI – Agjencia e Patundshmërive, me seli në Gjilan, rruga Sadulla Brestovci, e përfaqësuar nga pronari Shkëlqim Latifi (në vijim: „Agjencia“).
2. PRONARI / SHITËSI:
Emri dhe mbiemri: Qlirim Aliu
Numri personal: 1241470543
Adresa: Gjilan, Lagjja e 8-të
Telefoni: 048 240 598
E-mail: __________________________
(në vijim: „Pronari“).
Agjencia dhe Pronari, në vijim së bashku të referuara si „Palët“, lidhin këtë kontratë ekskluzive për ndërmjetësim, sipas kushteve dhe dispozitave të mëposhtme.
TË DHËNAT E PALUAJTSHMËRISË
• Lloji i paluajtshmërisë: Tokë
• Vendndodhja: Livoq i Epërm
• Zona kadastrale: Cërnicë
• Numri i parcelës: 1166-6
• Sipërfaqja: 3,450 m²
• Dokumentacioni / Vërejtje: Dokumentacioni në rregull, sipas fletës poseduese.
NENI 1 – OBJEKTI DHE DEKLARIMET
1.1. Pronari angazhon Agjencinë në mënyrë ekskluzive për ndërmjetësimin, promovimin dhe marketingun e shitjes së paluajtshmërisë së identifikuar në këtë kontratë. Agjencia angazhohet të kërkojë blerës potencialë dhe të ndërmjetësojë në realizimin e shitjes së paluajtshmërisë.
1.2. Pronari deklaron se është pronar ose përfaqësues i autorizuar ligjërisht i paluajtshmërisë, se të gjitha të dhënat dhe dokumentet e dorëzuara Agjencisë janë të sakta dhe të plota, si dhe obligohet ta njoftojë Agjencinë për çdo bashkëpronësi, barrë, kontest apo kufizim juridik që mund të ndikojë në procesin e shitjes.
NENI 2 – AUTORIZIMI DHE DETYRIMET E AGJENCISË
2.1. Pronari autorizon Agjencinë që, në funksion të realizimit të ndërmjetësimit:
• Të publikojë shpallje në rrjete sociale, portale dhe media të tjera;
• Të realizojë fotografi, video dhe incizime me dron, kur kjo lejohet me ligj;
• Të vendosë tabela reklamuese dhe informuese në pronë ose në lokacione të përshtatshme;
• Të organizojë vizita të blerësve potencialë në paluajtshmëri;
• Të zhvillojë komunikime dhe negociata paraprake me blerës potencialë;
• Të ndërmarrë aktivitete të tjera promovuese dhe të marketingut me qëllim të gjetjes së blerësve potencialë.
2.2. Agjencia obligohet të veprojë me kujdes dhe profesionalizëm, t'ia përcjellë Pronarit ofertat e pranuara dhe, sipas nevojës, ta ndihmojë në koordinimin e dokumentacionit dhe organizimin e takimit te noteri.
Ky autorizim nuk i jep të drejtë Agjencisë të nënshkruajë kontratën e shitjes, të pranojë pagesa apo të bartë pronësinë në emër të Pronarit pa autorizim të posaçëm me shkrim.
Verifikimi i dokumentacionit nga Agjencia është paraprak dhe nuk zëvendëson verifikimin institucional, noterial apo juridik.
NENI 3 – EKSKLUZIVITETI DHE DETYRIMET E PRONARIT
3.1. Gjatë afatit 12 (dymbëdhjetë) mujor të kësaj kontrate, Pronari obligohet të mos angazhojë ndërmjetësues tjetër për të njëjtën paluajtshmëri.
Çdo interesim apo ofertë e pranuar drejtpërdrejt nga Pronari duhet t'i njoftohet Agjencisë pa vonesë.
Në rast se shitja e paluajtshmërisë realizohet gjatë këtij afati, pavarësisht nëse blerësi gjendet nga Agjencia apo nga vetë Pronari, kompensimi i Agjencisë mbetet i pagueshëm, me kusht që Agjencia ta ketë promovuar, reklamuar ose afirmuar paluajtshmërinë gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate.
3.2. Pronari obligohet të mundësojë vizitat e blerësve potencialë me marrëveshje paraprake, të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të japë informacione të sakta lidhur me paluajtshmërinë.
Çmimi dhe kushtet e shitjes mund të ndryshohen vetëm me pëlqimin paraprak të të dyja Palëve, të konfirmuar me shkrim, përfshirë komunikimin elektronik të identifikueshëm.
NENI 4 – ÇMIMI I SHITJES DHE KOMPENSIMI I AGJENCISË
Palët pajtohen që kompensimi i Agjencisë për ndërmjetësimin dhe realizimin e shitjes së pronës të rregullohet sipas kushteve të mëposhtme:
4.1. Çmimi fillestar dhe ndarja e shumës së realizuar nga shitja
Palët dakordohen që çmimi fillestar i ofertës për shitjen e pronës të jetë 4,000 € (katër mijë euro) për ari, ndërsa Pronarit i garantohet vlera neto minimale prej 130,000 € (njëqind e tridhjetë mijë euro).
Nga shuma e përgjithshme e realizuar përmes shitjes së pronës, ndarja bëhet si vijon:
• Shuma prej 130,000 € (njëqind e tridhjetë mijë euro) i takon Pronarit si vlerë neto e garantuar.
• Shuma prej 5,000 € (pesë mijë euro) i takon Agjencisë si kompensim për shërbimet e ndërmjetësimit, angazhimin profesional dhe realizimin e shitjes së pronës.
• Çdo shumë e realizuar mbi vlerën prej 135,000 € (njëqind e tridhjetë e pesë mijë euro) i takon tërësisht Pronarit, pa asnjë pretendim shtesë nga Agjencia.
Çdo ndryshim i çmimit të ofertës, i vlerës neto të garantuar për Pronarin apo i kushteve të shitjes mund të bëhet vetëm me pëlqimin paraprak dhe të shprehur të Pronarit.
NENI 5 – AFATI, NDËRPRERJA DHE KOMPENSIMI I DAKORDUAR
5.1. Afati i kontratës
Kjo kontratë lidhet për një periudhë prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, duke filluar nga data 24.11.2026 deri më 24.11.2027.
Vazhdimi i kontratës mund të bëhet vetëm me marrëveshje paraprake me shkrim ndërmjet Palëve.
5.2. Kompensimi në rast të ndërprerjes së marrëveshjes
Në rast të ndërprerjes së kësaj marrëveshjeje para skadimit të afatit të saj, me iniciativën e Pronarit dhe pa ndonjë arsye të justifikuar që rrjedh nga shkelja e detyrimeve të Agjencisë, Pronari obligohet të përmbushë detyrimet e kompensimit ndaj Agjencisë, në përputhje me kushtet dhe vlerën e përcaktuar në pikën 4.1 të kësaj kontrate.
Palët pajtohen se ky kompensim përfshin angazhimin profesional të Agjencisë, shërbimet e ndërmjetësimit, reklamimin, marketingun, vendosjen e tabelave informuese, angazhimin e punëtorëve fizikë, si dhe të gjitha aktivitetet dhe shpenzimet e tjera të realizuara për promovimin dhe ndërmjetësimin e pronës.
NENI 6 – BLERËSIT E PREZANTUAR DHE SHPENZIMET
6.1. Nëse brenda 12 (dymbëdhjetë) muajve pas përfundimit të kësaj kontrate, Pronari ia shet paluajtshmërinë një blerësi të prezantuar ose të identifikuar nga Agjencia gjatë afatit të kontratës, apo një personi që vepron për llogari të tij, kompensimi i Agjencisë sipas Nenit 4 mbetet i pagueshëm, me kusht që prezantimi ose ndërmjetësimi të dëshmohet përmes komunikimeve, ofertave, vizitave apo evidencave të tjera përkatëse.
6.2. Shpenzimet e zakonshme të marketingut dhe promovimit mbulohen nga Agjencia dhe konsiderohen të përfshira në kompensimin e dakorduar ndërmjet Palëve.
Shpenzimet e jashtëzakonshme mund të bëhen vetëm me miratimin paraprak me shkrim të Pronarit.
NENI 7 – TË DHËNAT, MOSMARRËVESHJET DHE NOTERIZIMI
7.1. Të dhënat personale të Palëve përdoren vetëm për qëllimet e lidhjes dhe zbatimit të kësaj kontrate, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
7.2. Çdo mosmarrëveshje që mund të lindë nga interpretimi ose zbatimi i kësaj kontrate, Palët do të përpiqen ta zgjidhin fillimisht përmes marrëveshjes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Në rast se zgjidhja me marrëveshje nuk arrihet, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes kompetente do të jetë gjykata përkatëse në Republikën e Kosovës.
Për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë zbatohet Ligji Nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve, përfshirë dispozitat që rregullojnë kontratën e ndërmjetësimit (nenet 834–847), si dhe legjislacioni tjetër përkatës në fuqi.
7.3. Kjo kontratë mund të paraqitet te noteri për vërtetimin e nënshkrimeve të Palëve.
Shpenzimet noteriale për vërtetimin e nënshkrimeve i bart Agjencia KANDI.
Palët janë të vetëdijshme se vërtetimi i nënshkrimeve nuk e bën automatikisht këtë kontratë titull përmbarimor dhe se përmbarimi mund të kërkohet vetëm në rastet dhe sipas kushteve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
NENI 8 – DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
8.1. Palët deklarojnë se e kanë lexuar me kujdes këtë kontratë, se i kuptojnë të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej saj dhe se pajtohen plotësisht me përmbajtjen e saj, duke e nënshkruar vullnetarisht dhe pa asnjë presion.
Çdo ndryshim, plotësim apo shtesë e kësaj kontrate është i vlefshëm vetëm nëse bëhet me shkrim dhe me pëlqimin e të dyja Palëve.
8.2
Pasaporta e pronës
kontrolluar më 4.2.2026Kjo pronë është kontrolluar nga agjensioni dhe KANDI qëndron prapa saj.
Certifikata e pronësisë
Leja e ndërtimit / legalizimi
Pa hipotekë ose barrë · kontroll në kadastër
Sipërfaqja e matur nga KANDI · 35 ari
Pa borxhe për shërbimet
Dosjen e plotë të pronës e shihni bashkë me agjentin.
Detajet
- Orientimi
- Lindje- Perendim
- Ngastra
- 1166-6
- Zona kadastrale
- Gjilan
Prona të ngjashme në Gjilan
Shiko të gjitha
Verifikuar
Me marrëveshje
Shitet toka me sipërfaqe 8ari, Gjilan
rruga Drenica, Gjilan · KD-1023
8 ari
Ka qasje në rrugën Drenica, afër rrugës Qarkore. Toka ka dimensione të mira dhe është ë përshtatshme për ushtrimin …
Verifikuar
Me marrëveshje
Shitet banesa me sipërfaqe 135m2 në kompleksin banesor Fron Park, Gjilan
Gjilan · KD-1024
135 m²
Ndodhet në katin 7-të të banimit. Posedon: dhomë ndenje me kuzhinë, tri dhoma gjumi, tri banjo, depo dhe ballkon. Ë…
Verifikuar
Me marrëveshje
Shitet shtëpia në Qenar Qeshme, Gjilan.
Qenar Qeshme, Gjilan · KD-1026
350 m²
Shtëpia ka 350m2 banim dhe oborrin me sipërfaqe 5 ari. Shtëpia është 3 katëshe. Kati i parë posedon: dhomë ndënjë m…